Shoku i Tomor Morinës pas daljes nga burgu: Shkupi mos ta dëgjojë Beogradin, sepse Serbia ka vdekur

Ish ushtari I UÇK-së Tomor Morina, nuk është ndalur para kamerave pas daljes nga burgu i Shutkës, por për gazetarët është prononcuar miku i tij Bujar Xërca.

Morina, siç deklaroi shoku i tij Bujar Xërca, po shoqërohet deri në pikën kufitare nga vetura të Ambasadës së Kosovës. Ai falënderoi institucionet dhe e të dy shteteve si dhe punonjësit e burgut si dhe theksoi se Morina është në gjendje të të mirë..

“Tomorin veç e morëm, fitoi drejtësia…Falënderojmë institucionet tona dhe institucionet Maqedonase. Shëndeti i Morinës është shumë mirë, nuk ka më mirë. Falënderojmë drejtorin Esatin si dhe Sadushin dhe të gjithë njerëzve që e kanë trajtuar më së miri.Arrestimi i Morinës ishte diçka e pa drejtë. Shteti maqedonë nuk është mirë ta dëgjon Serbinë. Serbia ka vdekur, njeriun e vdekur nuk duhet ta dëgjojmë. Nuk duhet të ketë Serbia kaq ndikim. Sa më perëndimorë të jetë Maqedonia, Kosova aq më mirë”, tha Bujar Xërca, shoku i Tomor Morinës.

Lirimi i Morinës vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut, e cila konfirmoi se ish-ushtari i UÇK-së nuk do të ekstradohet në Serbi. Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka pasur një angazhim intensiv për lirimin e Tomor Morinës. Ai ka takuar zyrtarë të lartë shtetërorë të Maqedonisë së Veriut për lirimin e Morinës. Dedaj së fundi e kishte vizituar ish-ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina, në burgun e Shutkës ku po mbahej në arrest.

loading…