Shoku i bankës me dedikim prekës për Blerim Hamëz Jasharin, i vrarë gjatë sulmit në familjen Jashari

22 vjet më parë forcat serbe në një sulm kriminalë, për tri ditë më radhë, shuan familjen Jashari nga Prekazi, familjen e komandatit legjendar, Adem Jashari.

Në mesin e mbi 50 të vrarëve kishte fëmijë, gra e pleq.

Në mesin e tyre ishte edhe Blerimi, djali i Hamëz Jasharit, shkruan Ballkani.info.

Blerimi ishte në klasën e pestë, në shkollën fillore “Shaban Jashari”.

Atë sot e kujton shoku i bankës Valon Xhemajli.

Postimi i plotë i Valon Xhemajlit:

I dashur Blerim Hamëz Jashari shoku im i bankës!

Këtë Mars 2020 po bëhen 22 vite , pa ty shoku im i bankës në shkollën fillore “Shaban Jashari”.

Dora kriminele serbe në një mëngjes marsi të ndau fizikisht nga ne, shokët e klasës së V/5-të.

Une çdo ditë kur shijoi lirinë më kujtohet në rreshtin e mesit banka e tretë në shkollën fillore “Shaban Jashari“ ku uleshim së bashku, më kujtohesh ti miku im.

Ti nuk erdhe ne shkollë dhe as në banken ku uleshim së bashku që nga sulmi i parë më daten 22 Janar 1998.

Unë asnjëherë nuk të pashë, nuk u ula me ty, nuk lujta më në kopsht të shkollës as nuk dola më në pushim të gjatë.

Blerim Hamëz Jashari sot unë jam rritur jam bërë 34 vjeç.

Gjaku yt, i Familjes tënde , Bacit Shaban Jashari , Komandantit Adem Jashari , Hamëz Jashari u bë dritë liri e jetë për mua për familjen time e Kosovën tonë.

Para veprave tuaja përulem unë dhe e gjithë shqiptaria.

Lavdi dhe përulje Epopesë se UÇK-së 5,6 dhe 7 Mars 1998 dhe familjes Jashari!