Shokohet Drita, Liria e eliminon nga Kupa e Kosovës

Drita ka pësuar një tronditje sot pasi është eliminuar nga garat e Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com

Gjilanasit janë mposhtur nga skuadra e Ligës së Dytë Liria mu në Gjilan.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:2 dhe kjo është befasia më e madhe në këto gara e cila edhe mund të turbullojë ujërat në skuadrën gjilanase.