Shok në aeroport! Një grua ndalohet me foshnjën 6 ditëshe, brenda në valixhe

Një foshnjë e sapolindur e mbyllur në valixhe! Një grua amerikane u arrestua në Filipine, pasi tentoi që të largohej nga vendi, me një foshnjë në valixhen e saj.

Siç raporton CNN, gruaja 43-vjeçare, u arrestua mëngjesin e kësaj të mërkure, në aeroportin ndërkombëtar të Manila.

Në valixhen e saj, agjentët e zyrës së emigracionit filipinas, gjetën një bebe vetëm gjashtë ditëshe.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, deklaroi se ishte e afërmja e foshnjës, por nuk e saktësoi se çfarë konkretisht.

Rasti në fjalë, aktualisht është në duart e zyrës që merret me trafikun e qenieve njerëzore, teksa fëmija iu besua shërbimeve sociale.

loading…