Shoferi në Ferizaj tejkalon shpejtësinë| Gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalim të vozitjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një shofer në Ferizaj, pasi ai tejkaloi shpejtësinë e lejuar.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në ora 21:20 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë ,saktësisht në fshatin Prelez të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 192 km/h”, thuhet në njoftim.

Shoferi 25-vjeçar u gjobit me 300 euro, 3 pikë negative tre muaj heqje të patentë shoferit.

Image preview
Image preview

Komunikata e plotë:

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në ora 21:20 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë ,saktësisht në fshatin Prelez të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 192 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet N.H (M/K) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë  direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.