Shoferi kosovar ndalohet në Slloveni, voziste autobusin pa një rrotë

Policët e trafikut në Slloveni kanë ndaluar 32-vjeçar nga Kosova në autostradën Lubjanë-Obrezhje, i cili ishte duke vozitur autobusin të cilit i mungonte një rrotë.

32-vjeçari është dënuar me 400 euro gjobë për shkelje të ligjit për mjetet motorike, njofton mediumi siol.net.

Autobusit i mungonte një nga rrotat në anën e majtë.

Policia rrugore konstatoi se autobusi ishte pa udhëtarë, por shoferi nuk arriti të shpjegonte se ku e kishte humbur rrotën.