Shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin ishte i pari që thirri Policinë

T7 raporton se Policia për herë të parë rreth aksidentit është lajmëruar pikërisht nga vozitësi i kamionit që shkaktoi aksidentin.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se vozitësi është ndaluar dhe është intervistuar, shkruan Gazeta Express.

Në aksidentin e shkaktuar në Gjilan, mbeti i vdekur një person ndërsa kanë mbetur të lënduar 23 të tjerë.

Sic ka raportuar Express, tre nga të lënduarit që janë në gjendje të rëndë janë sjellë në Prishtinë, dhe po mjekohen ne repartin intensiv në Prishtinë.