Tre persona u lënduan pas një vetaksidenti që bënë me veturë në rrugën ”Wesley Clark” në Pejë.
Njëri prej të lënduarve u ndal në repartin e Ortopedisë. Drejtuesi i makinës humbi kontrollin dhe u fut brenda xhamisë Mexhidi i Madh.
Në Bashkësinë Islame të Pejës thanë se dëmet e shkaktuara në xhami do të rregullohen nga personat që i shkaktuan ato.
Familjarët e të rinjve refuzuan të flasin në lidhje me rastin.







