Shoferët në Zvicër nuk mbajnë maskë mbrojtëse, pas kësaj qëndron një arsye madhore

Të gjithë ata që udhëtojnë me autobusë, trena apo tramvaje duhet të bartin maskë. Shumica e pasagjerëve po ndërmarrin këtë veprim si preventivë kundër coronavirusit.

Por a e dini që shoferët e këtyre mjeteve nuk janë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë.

Zvicra është një nga vendet e rralla që i pati rezistuar mirë COVID-19, por tani që rastet janë shtuar, është obligative bartja e maskave.

Që nga sot çdo pasagjer që udhëton me transport publik detyrohet ta mbulojë hundën dhe gojën, kjo po bëhet për të parandaluar një valë të dytë të COVID-19.

Por shumica e pasagjerëve janë habitur me veprimet e shoferëve. Kjo për shkak se ata nuk bartnin maskë mbrojtëse.

Qytetarë të shumtë e kanë kontaktuar Blick për të mësuar se pse një gjë e tillë ndodhë – dhe në fund rezultoi se ata janë të liruar nga ky obligim.

Gjithçka ndodh për shkak se atyre mund t’iu avullohen syzet derisa janë prapa timonit dhe nuk mund të marrin frymë lirshëm, që e rrit rrezikun për shpërqendrim dhe ndonjë aksident të mundshëm.