Shkurte Gashi pozon me Ramush Haradinajn dhe Shyhrete Behlulin në një dasmë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, këtë verë është mjaft e angazhuar me dasma e ahengje të ndryshme.

Nuk janë të pakta rastet kur në evente të tilla familjare, ajo has edhe në personazhe të njohur të cilët ka rastin t’i takojë nga afër.

Së fundmi, këngëtarja e njohur ka kënduar në një dasmë, ku prezent ka qenë edhe ish-kryeministri i Kosovës, tani deputeti Ramush Haradinaj.

Bashkëshorti i saj, Alberti, ka qenë ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një fotografi, ku shihet bashkë me Shkurten, Haradinajn dhe të zotin e shtëpisë.

Foto: Shkurte Gashi/InstaStory

Ndërkohë në po të njëjtin organizim, këngëtarja Gashi është takuar edhe me kolegen e saj, Shyhrete Behluli, me të cilën edh ka publikuar një fotografi të përbashkët në InsatStory.