Shkurte Fezja sjell një projekt emocionues për kurbetqarët VIDEO

Shkurte Fejza ka publikuar edhe një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja e njohur e muzikës së pastër shqipe vetëm pak ditë pasi solli ripërpunimin e këngës ‘’Binte shi’’, erdhi me një projekt tjetër.

‘’Telefoni’’ mban titullin kënga e re, e cila është e veçantë edhe për këngëtaren pasi është e shkruar dhe me muzikë të krijuar nga vetë ajo.
Teksti i këngës është mjaft emocionues si një kërkese drejtuar fëmijëve që jetojnë larg nga prindërit.

‘’Telefoni’’ erdhi e realizuar edhe nga ana vizuale ndërsa mori pëlqimin e publikut që në minutat e parë të publikimit.