Video

Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli i këndojnë shqiptarisë dhe ‘’amanetit të nanës’’ në këngën e re

Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli kanë publikuar një projekt shumë të veçantë me titullin ‘’Amaneti i nanës’’.

Gresa i këndon këngëve të nënës së saj, legjendës së muzikës shqiptare Shkurte Fejza, ndërsa së bashku i këndojnë shqiptarisë dhe flamurit kuq e zi.

Kënga u publikua në nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës ndërsa dy artistet janë shfaqur me veshje tradicionale shqiptare.