Shkurta i ‘hakmerret’ Shyhretes, as ajo nuk i duartroket kur del në skenë (VIDEO)

Me rastin e ditëlindjes së 86-të së Nexhmije Pagarushës, është organizuar një ceremoni ku kanë marrë pjesë artistë të shumtë.

Ndër këngëtaret e njohura që morrën pjesë në ceremoni, u panë edhe Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli, të cilat kishin pasur disa mosmarrëveshje gjatë kohëve të fundit.

E si duket inati mes dy palëve nuk është shuar ende, pasi që Shyhretja nuk e duartrokiti Shkurte Fejzën kur u ftua në skenë, as kjo e fundit nuk duartrokiti për ish-kolegen e saj, raporton Ballkani.info.

Në pamjet e siguruara, shihet Shkurte Fejza duke mos duartrokitur kur në skenë ftohet Shyhrete Behluli. /Ballkani.info