Shkupjani refuzoi ta paguante faturën, pronarët kinez e ndjekin me thikë në rrugë (FOTO)

Dy shtetas kinez që mendohet se menaxhojnë një restorant në Shkup, kanë ndjekur me thika të kuzhinës një shtetas të Maqedonisë pasi i njëjti kishte refuzuar për të paguar faturën, sepse kishte thënë që ishte tepër e shtrenjtë.


Pamje nga një kënd tjetër, kur qifti kinez, pronar të restorantit sulmojnë qytetarin që nuk pagoi faturën

Ministria e Punëve të brendshme po punon në zbardhjen e plotë të rastit, që ka ndodhur sot në Qendrën Tregtare “Leptokarija” ku një burrë dhe një grua kineze po e ndjekin me thikë një mysafir nga restoranti i tyre pasi ai kishte refuzuar që të paguajë faturën me pretendimin se ishte çmimi i lartë dhe i pa arsyeshëm.

Sot para dite në rrjetin sociale fejsbuk u publikua një video ku shihen se si një burrë dhe një grua ndjekin një burrë tjetër.

Tani për tani nuk ka informacione zyrtare për epilogun e ngjarjes.

loading…