‘Shkunden’ plakat në Zvicër, rrugët e Cyrihut mbulohen nga bora (FOTO)
Përderisa kemi hyrë në stinën e pranverës, si duket në disa vende të Evropës ende po mbretërojnë temperaturat e ftohta.
Sot në Cyrih të Zvicrës, ka pasur të reshura të borës të cilat kanë mbuluar rrugët e qytetit zviceran, shkruan Ballkani.info.
Të reshura të borës ka pasur edhe në Bern.
Në fotot e dërguara nga lexues të Ballkani.info, shihen rrugët e qyteteve zvicerane të mbuluara nga bora. /Ballkani.info