Shkumbin Istrefi ironizon me 2 milionët që u zhdukën nga Ministria e Financave

Aktori dhe producenti kosovar, Shkumbin Istrefi ka reaguar ndaj lajmit, ku raportua se dy milionë euro janë avulluar nga Ministria e Financave.

Istrefi përmes një postimi në ‘facebook’, ka ironizuar me këtë lajm ku është shprehur tejet i frustruar.

“Ma merr mendja qe 2 milion euro sigurisht jane transferu diku per interes te Kosoves, por pse e kujt eshte Top Secret dhe do te zbulohet vetem pas 100 vjetesh”.

Postimi i tij i plotë:

Ma merr mendja qe 2 milion euro sigurisht jane transferu diku per interes te Kosoves, por pse e kujt eshte Top Secret dhe do te zbulohet vetem pas 100 vjetesh. Eh keshtu e kane sekretet shteterore :).

Kujtojmë se, për këtë vepër është arrestuar një person ndërsa dy të tjerë janë në arrati.