"Nxehet puna"

Shkumbin Demaliaj ia kthen ashpër Rexhep Selimit: Fajdet, fabrikat, tokat, plagosjet…, i harrove!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i është kundërpërgjigjur deklaratës së deputetit të AAK-së Shkumbin Demaliaj, i cili tha se Selimi nuk mund t’i mbrojë vlerat e luftës së UÇK-së për shkak se nuk e ka plotësuar aplikacionin për t’u bërë veteran.

“Nuk mund të flasin për UÇK-në ata që kanë shitur certifikata të veteranit”, ka thënë Selimi duke aluduar në Demaliajn.

E ky i fundit i është përgjigjur ashpër Selimit. Ka folur për fabrika dhe për vëllezërit e Selimit, shkruan Ballkani.info.

“Ke harruar Rexhë ndoshta të thuash për mua se jam vëlla i ndonji Fajdexhiu dhe se vëllezërit e Shkumbinit plagosen nëpër oborre të huaja e gjithçka tjetër”, shkruan nder tjerash Demaliaj.

Reagimi i plotë i Shkumbin Demaliajt:

Rexhep Selimi ..!! Një fjalë popullore thotë ,,Me një Hu nuk thuret gardhi’’..!! Edhe LVV me një Rexhep nuk mund të mbaj flamurin i ish UÇK -së në piedestal..!!
Kjo çka po deklaron ti është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë në Kosovë sepse, ky rast ka kaluar në gjykatë tanimë..!! Dhe se duke u marrë me Veteranët nuk mund ta fitoni as shantazhoni më qytetarin e Kosovës..!!
E di Rexhë se keni ndikim në strukturat e sigurisë dhe të Drejtësisë në Kosovë dhe se ta kanë frikën..!! Këtë e din ti mirë..!!
Në Listat e veteranëve Rexhë nuk ka njerëz të Kinës por të gjithë janë qytetarë të Kosovës dhe ato janë publikuar të gjitha edhe pse jashtëligjshëm..!!!dhe gjithçka mund të provohet..!! Dhe se dihet gjithçka lidhur me përgjegjësitë që kemi pasur unë dhe antarët e Komisionit lidhur me aplikimet..!!
Faleminderit Rexhë për kualifikimet që mi ke bërë..!!Por ke harruar të më thuash se Shkumbin Demaliaj dhe familja e tij posedojnë Fabrika dhe janë pronarë të qindra hektarë tokave, Dhe posedojne prona te autosalloneve dhe ndoshta edhe më shumë..!!!!
Ke harruar Rexhë ndoshta të thuash për mua se jam vëlla i ndonji Fajdexhiu dhe se vëllëzërit e Shkumbinit plagosen nëpër oborre të huaja e gjithçka tjeter..!!
Por është interesant Rexhë se dikujt marrja ju ka bo njerëzi dhe se po i mbulohen të gjitha në këtë vend dhe dikujt djersa dhe puna e vet e ndershme po i kthehet si kriminale..!!!

Përkundër respektit e di se stë kam pasur asgjë borgj Rexhë..!!
E ti ishalla e fiton ndonji votë..!!!