Shkuarja në Haxh për kosovarët më e shtrenjta në rajon, më së liri nga Serbia!

Si shtylla e pestë e fesë islame, shkuarja në Haxh besimtarëve myslimanë në Kosovë u kushton më shtrenjtë se atyre të vendeve të rajonit.

Edhe pse me standardin më të ulët, në Kosovë shkuarja në Haxh kushton më se shkuarja nga vendet e tjera.

Sipas të gjeturave të Evropës së Lirë, thuhet se ky udhëtim për myslimanët kosovarë kushton 4 mijë e 800 euro. Ndërsa, në vendet e rajonit ky çmim është dukshëm më i vogël.

Kroaci – 4 mijë e 500, Maqedoni e Veriut – 4 mijë e 100, Bosnja dhe Hercegovina – 4 mijë e 160, Mali i Zi, 3 mijë e 800 dhe nga Serbia – 3 mijë e 600 euro.