Shkuan “për të vënë nën kontroll protestën”, policët gjermanë ngecën në baltë – pamjet bëhen virale

Një video që tregon policinë duke ngecur në baltë gjatë një proteste kundër zgjerimit të një miniere të linjitit është bërë virale në internet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e ngarkuar në Twitter më 14 janar, tregoi një numër policësh që përpiqeshin të lëviznin në baltë mes zemërimit të vazhdueshëm në Lützrath, një fshat i vogël në Gjermaninë Perëndimore.

Në video, disa oficerë mund të shiheshin duke u përpjekur “për t’u çliruar nga balta” dhe të ktheheshin në rreshtin e policisë që ishte mbledhur në zonë.

Ndërsa videoja vazhdonte, një burrë i veshur në mënyrë interesante mund të shihej duke ecur rreth policisë përpara se të shtynte një nga oficerët përsëri në baltë.

Pamjet kanë tërhequr mijëra e mijëra shikime dhe mijëra pëlqime që kur janë shpërndarë në platformën e mediave sociale