Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër gjatë natës së 14 prillit, ku një banesë është shkrumbuar plotësisht dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas 52-vjeçar, i cili është gjendur brenda saj.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.