Bordi i RTK-së pritet që të mblidhet sot pas zhvillimeve të fundit në televizionin publik që lidhen me publikimin e një shkrimi nga media boshnjake “Slobodna Bosna” e ku atakohen dy media të Kosovës se kinse financohen nga Aleksander Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Kreu i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, ka thënë se kanë ftuar të gjitha palët, përfshirë edhe stafin editorial për të raportuar për çështjen e shkrimit të mediumit boshnjak.

“I kemi thirrë të gjitha palët dhe stafin editorial. Do t`i dëgjojmë të gjitha palët. Ne si Bord nuk merremi me lajme, nuk shkruajmë lajme, ne jemi mbikëqyrës, po presim raporte dhe të shkruara, tash kemi me fillu mbledhjen për pak edhe i dëgjojmë palët”- ka thënë Boletini, citon kallxo.com

 Ndërsa drejtori i televizioneve 1,3 dhe 4, Rilind Gërvalla ka thënë se nuk e di se pse janë mbledhur.

Sa i përket asaj nëse e ka lexuar lajmin me burim mediumin boshnjak, Gërvalla ka thënë se “Na nuk lexojmë, na prodhojmë lajme”.