Shkon në pauzë 30-minutëshe seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë paraqitur sot në seancën gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Kjo është seanca e dytë me radhë, pas asaj të parës ku u prezantuan aktakuzat me të cilat ngarkohen katër ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Seanca filloi në ora 11:00, ndërsa pak minuta më parë gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou njoftoi se do të shkojnë në pauzë për gjysmë ore.

“Propozoj që të shkojmë në pauzë gjysmë orëshe, deri në ora 12:45”, tha ai.

Ndryshe nga prokuroria dhe avokatët pati deklarime të shumta, në mesin e tyre për caktimin e afateve për paraqitjen e mbledhjes së materialeve dhe startimin e punës së mbrojtjes lidhur me hetimet në fjalë.