Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie ka përcjell për Kryesi Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës.

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina tha se kjo nuk e paralizon rolin e opozitës për shkak që sipas saj, opozita mund ta kundërshtojë.

“Ajo çka duhet të theksoj është që kur të ulemi me shqyrtuar një ligj duhet me kujtuar që nuk është ligji i vetëm jashtë juridiksionit”.

“Çdoherë ka hapësirë për keqpërdorime e për këtë kemi gjyqësor. Sado e lehtë mundet me qenë vendimmarrja ajo mundet me u kundërshtuar nëse ka vullnet”.

Deputeti i Nisëës Socialdemokrate, Milaim Zeka tha se është mirë t’i jepen kompetenca kryetarit të komunës.

“Arsyeja  pse e kundërshtoj një logjike të tillë është se një praktike e tillë është edhe në Kuvend, e tillë është situate edhe tek Lista  Serbe. Është mirë me i jap kompetencë kryetarit të komunës”, raporton EO.

Valon Ramadani, nga VV-së kundërshtoi vendimin duke thënë se duhet dhënë hapësirë edhe opozitës.