COVID-19

Shkon në 29 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë, vdes një grua nga Rahoveci

Ka ndërruar jetë edhe një paciente tjetër e infektuar me Covid-19.

Viktima është një 63 vjeçare nga Rahoveci, dhe ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Këtë e ka konfirmuar, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi.

“Pacientja në fjalë qe nje jave ka qenë e shtritë në Klinikën Infektive. Ka pasur edhe probleme të tjeta shëndetësore. Pra ka qenë ne dializë. Ka ndërruar jetë sot në Infektivë”, ka thënë per Express, Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit

63 vjeçarja ishte paciente e cila vuante edhe nga dializa.

Ky rast çon në 29 numrin e të vdekurve në Kosovë që lidhen me virusin Covid-19.