Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të prekurëve nga ky virus në 18.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në komunikimin e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në këtë vend tha se dje ishin testuar edhe 12 persona të tjerë dhe se gjashtë prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Një person ka mbërritur mbrëmë në Aeroportin e Shkupit nga Barcelona me temperaturë të lartë dhe është vetparaqitur pranë autoriteteve mjekësore që ndodhen në aeroport, ndërsa 51 pasagjerët e tjerë që ndodheshin në të njëjtin avion me të prekurin janë vetizoluar në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu katër persona janë transportuar gjatë ditës së sotme nga spitali i Dibërs drejt Shkupit duke e çuar në 13 numrin e të shtruarve në Klinikën Infektive të Shkupit, ndërsa pesë pacientë të tjerë ndodhen të shtruar në spitalin e Dibrës dhe janë në gjendje shëndetësore më të qëndrueshme.