Policia e Kosovës ka zhvilluar dje një aksion anti-drogë, në rajonin e Ferizajt.
Aksioni i zhvilluar në tri lokacione në rajonin e Ferizajt, ka rezultuar me konfiskimin e 73 kilogramëve të substancës së dyshuar narkotike e llojit heroinë.
Po ashtu janë konfiskuar edhe para, telefona dhe vetura.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 15 persona të dyshimtë, 9 nga ta kosovarë dhe gjashtë shtetas të Turqisë.







