Prokuroria e lartë publike në Novi Sad njoftoi se 14 trupa u nxorën nga rrënojat.

“Për shkak të ngjarjes tragjike që ndodhi më 1 nëntor 2024 në Novi Sad, kur u shemb një pjesë e ndërtesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad njofton opinionin se gjatë hetimeve janë gjetur 14 trupa”, ka njoftuar Prokuroria serbe, transmeton Ballkani.info.

Ata shtojnë se të gjitha masat dhe veprimet ndërmerren në përputhje me ligjin, për të vërtetuar ekzistimin e elementeve të veprës penale dhe përgjegjësinë për atë që është bërë, për të cilat publiku do të informohet me kohë. /Ballkani.info/