Shkon ambasadorja Kim, zëvendësuesi i saj njohës i mirë i çështjeve ruse

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, do të përfundojë mandatin në Shqipëri.

Demokracia.com nga burime në Presidencën e Shqipërisë ka mësuar se në vend të saj, në pozitën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, pritet të emërohet David Kostelanick.

Kostelanick njihet si njohës i mirë i çështjeve ruse. Ai aktualisht mban postin e drejtorit në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit

Për ambasadoren Kim është raportuar se do të jetë kandidate për t’u bërë diplomate e re amerikane në Korenë e Jugut.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Yuri Kim së bashku me ish-komandantin e Forcave Amerikane të Koresë, Vincent Brooks, janë midis kandidatëve që do të marrin postin e rëndësishëm në Korenë e Jugut.