“Shko në Kosovë merre raportin e Policisë”, Konsullata e Kosovës në New York s’i kryen punë qytetarit, ai mbetet pa dokumente

K.L., një qytetar i Kosovës që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk po arrin të marrë shërbime nga K0nsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork. 

Qytetari K.L., që i ka humbur letërnjoftimi dhe tash dëshiron ta vazhdojë pasaportën në Nju Jork që të mos mbetet pa dokumente, konsullata atje nuk po ia kryen këtë shërbim.

Konsullata që pritet të udhëhiqet nga Blerim Reka, në një përgjigje përmes e-mailit e ka udhëzuar qytetarin që ta dërgojë ndonjë të afërm në Kosovë dhe t’ia shpallë të pavlefshëm letërnjoftimin. Sipas punëtorëve të konsullatës duhet që pastaj raportin që ia japin Policia në Kosovë ta dërgojë në konsullatë, shkruan Demokracia.com.

“Nese e keni leternjoftimin, duhet me e pas me vete kur te vjen ne konsullate bashk me pasaporten. Sic ju udhezuam, nese nuk e gjeni leternjoftimin porosite ndonje familjar tuajin ne Kosoves dhe ua shpalle te humbur ne polici, pastaj policia ua jep nje raport, te cilin duhet te prezantoni ne konsullate bashke me pasaporten”, thuhet në e-mailin përplot gabime drejtshkrimore që Konsullata e Kosovës në Nju Jork ia ka kthyer qytetarit.

Qytetari K.L. i ka pyetur se nëse nuk mund ta kryejnë një vazhdim pasaporte atëherë përse ekzistojnë si konsullatë.

“Yoo why should I go through Kosove to renew my password? Why do you make it so complicated? Ti je tu m’than me obligu dikan atje ne kosov me nga mas punve tmija and this is going to take a weeks for sure! Ta shkruva qe 2 here nuk kam leternjoftim t’kosoves qe 12 vjet and all I want is to renew mu passport! If you cannot help me to renew my pasaport different way, why the fuck you here?” ka shkruar K.L.