Shkencëtari që parashikoi tërmetin e fortë në Turqi, paralajmëron edhe për një tjetër

Frank Hoogerbeets, studiuesi që parashikoi saktësisht tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, ka bërë një tjetër parashikim.

Ai shkruan në Twitter, se duke u bazuar te gjeometria hënore një tjetër tërmet i fuqishëm pritet të godasë rreth datës 8 shkurt.

Studiuesi nuk dha detaje të tjera në lidhje me vendodhjen por njoftoi se do të do të publikojë një video sqaruese në vijim.

“Gjeometria hënore mund të shkaktojë një aktivitet të fortë sizmik në ditët në vijim, veçanërisht rreth datës 8 shkurt, me shumë gjasa në intervalin M6. Ekziston një mundësi e vogël për një ngjarje sizmike më të madhe. Pasgoditjet do të vazhdojnë në Turqinë Qendrore dhe mund të arrijnë më lart M 5 deri në 6”, shkruan studiuesi në Twitter.