Shkencëtarët kanadezë: Kanabisi mund të parandalojë dhe të trajtojë Covid-19

Një ekip i shkencëtarëve kanadezë besojnë se kanabisi mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e Covid-19.

Studiuesit nga Universiteti i Lethbridge thanë që një studim në prill tregoi se të paktën 13 bimë të kanabisit (CBD), duket se ndikojnë në rrugët e (ACE2) që virusi përdor për të depërtuar në trup.

“Në fillim ishim të tronditur por mbas këtij studimi jemi vërtet të lumtur”, tha një nga studiueset, Olga Kovalchak.

Ndërkaq bashkëshorti i Kovalchuk, Igor, sugjeroi që kanabisi mund të zvogëlojë pikat e hyrjes së virusit deri në 70%.

“Puna jonë mund të ketë një ndikim të madh, nuk ka shumë ilaçe që kanë potencialin e zvogëlimit të infeksionit nga 70-80%”, tha Calgary Herald.

Ndërsa ata theksuan se duheshin më shumë hulumtime, studimi dha shpresë se kanabisi, nëse provohet se modulon enzimën, mund të dëshmojë një strategji të besueshme për uljen e ndjeshmërisë së sëmundjes, si dhe të bëhet një shtesë e dobishme dhe e sigurt për trajtimin e Covid-19 si një terapi shtesë.