Shkëlzen Sopjani, avokat, ish inspektorat i AKI-së, në një postim të gjatë në llogarinë e tij u ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që po pyesin se për kë duhet të votohet në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Republika e Kosovës gjendet në një fazë shumë delikate në lidhje me atë se a do të përmbyll fazën e konsolidimit të saj si shtet plotësisht funksional apo do të dobësoj edhe më shumë pozicionin e saj, qoftë në rrafshin e brendshëm apo atë të jashtëm”, ka shkruar Sopjani.

Ai më pas i ka renditur disa vendime që i ka marrë Qeveria në shkuar, të cilat ia atribuon kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë i Shkëlzen Sopjani:

Të nderuar,
Meqenëse këto ditë do të përballeni me presion nga të gjitha anët në lidhje se për kë duhet të votoni, morra shkas që të jap opinionin tim në lidhje me atë se çka na pret ne si shoqëri dhe si shtet dhe se çka pritet nga ne si qytetarë të shtetit.
Republika e Kosovës gjendet në një fazë shumë delikate në lidhje me atë se a do të përmbyll fazën e konsolidimit të saj si shtet plotësisht funksional apo do të dobësoj edhe më shumë pozicionin e saj, qoftë në rrafshin e brendshëm apo atë të jashtëm. Na pret një vit me shumë sfida ku edhe kërkohet përgjegjësi maksimale dhe guxim i palëkundur në marrjen e vendimeve të cilat do të kenë pasoja (qoftë pozitive apo negative), andaj edhe zgjedhja e juaj se për kë do të votoni sigurisht se do të ndikoj drejtpërdrejtë se a do ta adresojmë këtë sfidë si të tillë apo të njëjtën do ta shndërrojmë ne problem afatgjatë.
Marrë parasysh se vitin e fundit vendi ka kaluar nëpër disa faza shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme për konsolidimin e plotë të shtetësisë, ku përfshihen:
• Themelimi i Ushtrisë, që i jep adresë të saktë mbrojtjes së sovranitetit të shtetit dhe e forcon subjektivitetin e Republikës së Kosovës;
• Vendosja e taksës 100%, ku përtej efektit të saj ekonomik, ka pasur dhe vazhdon të ketë efekt të jashtëzakonshëm në subjektivitetin e shtetit dhe forcimin e sovranitetit;
• Aprovimi i ligjit për Trepçën që po ashtu ka të njëjtin efekt e në disa rrafshe edhe më të madh se vendosja e taksës;
• Aprovimin e ligjit për paga si dhe disa vendime që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e motivit të strukturave të sigurisë dhe të drejtësisë (p.sh. pagesa e orëve shtesë për policin, rritja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj.)
• Ri-përkufizimi i dialogut me Serbinë (që po ashtu është ndër veprimet më të rëndësishme dhe që ka parandaluar një fatkeqësi të pariparueshme për shtetësinë e Republikës së Kosovës si dhe ka parandaluar një precedent shumë të rrezikshëm për rajonin dhe nga i cili do të përfitonte vetëm Serbia).
Të gjitha të lartpërmendurat kanë ndikuar edhe në rikthimin e besimit të qytetarëve në Shtetin e tyre, besim i cili pothuaj se ka qenë i humbur krejtësisht dhe njëkohësisht kanë ndikuar edhe në rikthimin e dinjitetit të shteti të Kosovës. Krejt këto kanë qenë në vazhdën e kërkesave të partnerëve dhe miqve kryesor të Republikës së Kosovës, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar Vendim Marrje dhe pronësi të shtetit tonë në marrjen e vendimeve dhe jo më vasalitet dhe fshehje pas tyre për secilin vendim që merret në lidhje me shtetin tonë, duke qenë se mos vendim marrja i ka vendos shpesh herë në pozitë të pa lakmueshme partnerët tanë kryesorë. Fillimisht këto kërkesa kanë filluar me përfundimin e mandatit të ICO (për ata që nuk ju kujtohet, ky mandat ka përfunduar në shtator 2012).
Përtej politikave ditore dhe të konsumit të përgjithshëm, të gjitha veprimet e ndërmarra vitin e fundit në esencë kanë qenë të përkrahura nga partnerët tanë kryesor dhe atë e kanë treguar edhe me veprime konkrete, përtej deklaratave për konsum të përgjithshëm.
Andaj është shumë me rëndësi që këtë herë, qytetarët e Republikës së Kosovës të zgjedhin një Lider i cili do të vazhdojë të i zbatojë plotësisht vendimet e lartpërmendura, me qëllim të konsolidimit të plotë të Ushtrisë, konsolidimit të plotë të strukturave të sigurisë, konsolidimit të plotë të sovranitetit të shtetit në tërë territorin e tij (gjë që ka pasur progres të theksuar në vitin e fundit).
Njëkohësisht, Republikës tonë në këtë fazë i duhet një lider që veçse ka dëshmuar sakrificë për këtë vend dhe një lider që beson dhe i besojnë-që është atribut shumë i rëndësishëm në këtë fazë, dhe më e rëndësishmja një lider që ka guximin për tu ballafaquar me sfidat, qofshin ato nga jashtë apo brenda dhe që nuk heziton në vendimmarrje me qëllim të adresimit të këtyre sfidave. E them më e rëndësishmja, marrë për bazë faktin se të gjitha sfidat që janë neglizhuar për vite, janë shndërruar në probleme.
Pa konsolidim të plotë të shtetit dhe pa kompletim të infrastrukturës së transportit dhe infrastrukturës energjetike nuk ka mundësi zhvillimi ekonomik dhe këtë do duhej ta dinë të gjithë ata që plasohen si njohës të ekonomisë.
Për 100% shtet!

loading…