Aktivist dhe mësimdhënës, djalë dëshmori. Ky është Shkëlqim Kozhani, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit garon për këshilltar në Asamblenë Komunale të Lipjanit.

Kozhani është pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, derisa mban numrin  4 në këtë listë.

“Shkëlqim Kozhani mësimdhënës dhe djalë më meritorë të jetë pjesë e asamblesë komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan. Duke kujtuar të kaluarën e Shkëlqimit jeni të siguruar për një të ardhme të mirë dhe të frytshme. Familje me ideale të larta dhe punëtor të zellshëm”, ka marrë lëvdata Shkëlqimi nga Adnan Rrustemi, kryetar i degës së VV-së në Lipjan.

Shkëlqimi është djali i heroit të Kombit, Xhavit Kozhani i njohur si Burgia. /Ballkani.info/