Aktivist dhe mësimdhënës, djalë dëshmori. Ky është Shkëlqim Kozhani, i cili në zgjedhjet e 17 tetorit garan për këshilltar në Asamblenë Komunale të Lipjanit.
Kozhani është pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, derisa mban numrin 10 në këtë listë.

Kandidati i VV-së për kryetar të Lipjanit, Adnan Rrustemi e ka lavdëruar atë, duke thënë se duhet të jetë pjesë e Asamblesë së Lipjanit.
“Shkëlqim Kozhani mësimdhënës dhe djalë më meritorë të jetë pjesë e asamblesë komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan. Duke kujtuar të kaluarën e Shkëlqimit jeni të siguruar për një të ardhme të mirë dhe të frytshme. Familje me ideale të larta dhe punëtor të zellshëm”, ka thënë Rrustemi.
Shkëlqimi është djali i heroit të Kombit, Xhavit Kozhani i njohur si Burgia. /Ballkani.info/







