Interi e ka rigjetur rrugën e fitores në stil në Serie A, duke e mundur 3-0 Frosinonen në një ndeshje të dominuar plotësisht të shtunën në Milano.

Interi duket se është këndellur nga humbja turpëruese 4-1 ndaj Atalantës në ndeshje e kaluar në udhëtim, e cila edhe ia ndërpreu serinë prej shtatë fitoreve rresht në ligë – pasi të shtunën e mundi 3-0 Frosinonen në “San Siro”.

Skuadra e Luciano Spallettit e nisi furishëm takimin duke e gjetur golin e epërsisë pas vetëm dhjetë minutave lojë, kur Keita Balde realizoi pas një solo aksioni në zonë.

Një pjesë e parë e dominuar nga ziklatrit u mbyll me epërsi minimale për ta.

Pa humbur kohë në pjesën e dytë, Lautaro Martinez e dyfishoi epërsinë e vendasve me një gol fantastike me kokë në minutën e 57-të.

Fitoren e Interit e vulosi Keita me golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën në minutën e 82-të.

Interi tani zë vendin e dytë në Serie A me 28 pikë, aq sa ka edhe Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe nëntë më pak se lideri Juventusi.

Frosinone nuk lëviz nga vendi i parafundit me shtatë pikë.