Policia italiane shkatërroi një organizatë të trafikut të drogës tuniziano-shqiptare.

13 persona janë vënë në pranga gjatë operacionit të zhvilluar mes Venezias dhe Padovas.

Sipas mediave nga vendi fqinj hetimet për këtë organizatë kanë filluar që në maj të 2007 si pasojë e vdekjeve të shumta nga mbidoza e heroinës.

Raportohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 100 forca policore, të ndihmuar nga një helikopter dhe qentë antidrogë.