Shkarkohet sekretari i ndërmarrjes “Trepça”, në vend të tij si U.D. caktohet Fuad Haliti

Është shkarkuar nga pozita e sekretarit të ndërmarrjes Trepça, Afrim Haxhiu.

Veriu.info mmëson nga burimet e saj se pas shkarkimit të Haxhiut në këtë pozitë si UD është caktuar Fuad Haliti.

Haxhiu është zgjedhur në këtë pozitë në vitin 2019.

Ndërmarrja Trepça po ashtu është në proces të zgjedhjes së kryeshefit të ri, proces për të cilin veriu.info do t’iu mbajë të informuar.