Shkaqet e shkarkimit, Bushati “thumba” Ramës: Duhet të kem bërë më shumë se një gabim

Gjatë konferencës me homologun holandez, ministri i Jashtëm në largim Ditmir Bushati u pyet se a ka ndonjë gjë që nëse do të kthehej pas në kohë nuk do e kishte bërë?

Në këto 5 vitet e fundit cila është gjëja që ju ndoshta keni bërë gabim, ose ndonjë deklaratë që e keni bërë gabim dhe ndoshta do ta tërhiqnit nëse do të ktheheshit pas në kohë?

Duhet të kem bërë më shumë sesa një gabim por periudha e reflektimit nuk ka filluar dhe të garantoj që do të jetë i plotë”

Bushati ndodhet ende në detyrë për shkak se presidenti nuk ka firmosur dekretimin e shkarkimit të tij, pasi refuzoi kandidatin Genc Cakaj të propozuar nga kryeministri Rama për këtë post.