Shkaku i fusnotës| Pas guvernatorit të BQK-së, edhe drejtori i ATK-së refuzon ftesën e Malit të Zi

Ftesën për të marrë pjesë në pjesë në Samitin e Biçiçit në Mal të Zi, e ka refuzuar edhe drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj. Kësaj ftese jo i ka thënë gjatë ditës së sotme edhe  guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin e Rajonit që mbahet në Beçiq të Malit të Zi.

Në ATK kanë treguar për Demokracia.com se ftesë është refuzuar, pasi organizatorët i ishin referuar Republikës së Kosovës me fusnotë.

“Arsyeja është fusnota.  Kemi kërkuar që ftesa të dërgohet edhe njëherë pa fusnotë, por ketë nuk e kanë bërë.  Për këtë edhe është refuzuar komplet pjesëmarrja”, kanë treguar në ATK.

Gjatë ditës së sotme Demokracia ka raportuar se Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, nuk do të marrë pjesë në Samitin e Biçiçit në Mal të Zi.

Këtë vendim, Mehmeti e ka marrë pasi në ftesën dërguar Kosovës, Mali i Zi i është referuar me fusnotë.

Samiti i Biçiçit është paraparë që të mbahet nga sot deri më 1 tetor.

Kjo nuk është hera e parë që Mali i Zi i referohet Kosovës me fusnotë. Në vitin 2020, në një njoftim për masat antiCovid, Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi i ishte referuar Kosovës me fusnotë. Më pas nga qeveria malazeze ishte thënë se kishte ndodhur një gabim.

Yllin pranë emrit (Kosova*) e vendosin vetëm disa vende që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Ndryshe Samiti i Guvernatorëve të Bankave Qendrore të Shteteve të Regjionit, të ministrave të financave dhe drejtorëve të administratave tatimore të rajonit të Ballkanit Perëndimor është njëra ndër ngjarjet më të mëdha në rajon ku diskutohen çështjet financiare./Demokracia.com/.