Shkaktoi aksidentin tragjik me 5 viktima në Gjirokastër, Gjykata lë në burg 22-vjeçaren

Gjykata ka lënë në burg pa afat 22 vjeçaren Rexhina Celhaga, e cila shkaktoi aksidentin tragjik me 5 viktima, të enjten e kaluar, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Qafë Muzinë.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe 4 persona, përfshirë këtu dhe vete Celhagën.

E reja ishte duke drejtuar mjetin tip ‘Land Rover’ në momentin e përplasjes fatale me furgonin e linjës Tiranë- Sarandë. Celhaga është transportuar në ambientet burgut të grave në Tiranë.