Shkak koronavirusi, ndërron jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës

Një tjetër pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Bëhet fjalë për Lulëzim Krasniqin nga fshati Zhilivodë e komunës së Vushtrrisë.

Siç raportohet, së fundi ai ka punuar në aeroport. Vdekjen e tij e kanë konfirmuar anëtarët e familjes dhe shoqëria e të ndjerit.

Më poshtë edhe statusi i plotë i njërit prej miqve.