Të gjitha biletat e ndeshjes mes Iralndës së Veriut dhe Kosovës janë shitur, ka njoftuar Federata e Futbollit e Iralndës së Veriut.
Kosova do të jetë sot mysafire e irlandezëve verior, në kuadër të ndeshjes së parafundit për grupet e Ligës së Kombeve.
Ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”, i cili do të jetë i mbushur plotë.
Stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja ka kapacitet prej 18,500 ulëseve.







