“Shitën 10 fëmijë”, Greqia nis hetimet për Përparim Telën dhe dy viktimat

Pas akuzave për trafikim fëmijësh ndaj Përparim Telës dhe dy motrave, që mbetën viktima të tij, Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit, policia e Selanikut ka nisur hetimet.

Deri më tani, është raportuar se Tela i linte dy motrat shtatzënë në Selanik të Greqisë e më pas i detyronte ato të shisnin fëmijët, ndërsa ka dyshime se rrjeti i trafikut të fëmijëve është më i gjerë.

Përparim Tela i ekzekutoi dy motrat në ditën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor, ndërsa pas dëshmive të familjarëve, marrëdhënia mes familjes së viktimave dhe asaj të autorit duket mjaft e komplikuar.

Ndonëse Përparim Tela e tradhtonte të shoqen me dy viktimat, sërish bashkëshortja e tij kishte marrëdhënie të mira me motrat.

Fillimisht u tha se Ademi i vrau dy motrat për motive xhelozie, por hetimet nuk kanë përfunduar ende për të përcaktuar shkakun se saktë të ngjarjes së rëndë.