Izluchinsk

Shikoni videon/ Gruaja në Rusi bie nga kati i 9-të dhe ngrihet prapë në këmbë

Një video e publikuar online tregon  momente të pabesueshme që janë filmuar në qytetin Izluchinsk të Rusisë më 22 janar.

Në video duket një grua 27 vjeçare e cila bie nga pallati nga një lartësi më shumë se 27 metra dhe më pas ngrihet dhe vijon të ecë sikur nuk i ka ndodhur asgjë.

Videoja e publikuar nga tabloidet britanike tregon sesi gruaja rrotulllohet përpara se të bjerë në një pirg me borë.

Më pas gruaja ngrihet dhe i kërkon ndihmë fqinjëve për ta transportuar në spital.

Mjekët thonë se gruaja nuk ka asnjë frakturë por vetëm tronditje të brendshme.