“Bonbon” ishte “bileta” e këngëtares Era Istrefi që i siguroi vëmendjen e të gjithë mediave botërore.

Edhe pse zhduket për një kohë të gjatë, ajo deri tani ka shumë projekte që bota po i dëgjon si ‘Bonbon’, ‘Redrum’, ‘I love Yous’, ‘Live it up’, ‘Origami’, ‘Oh God’ dhe së fundmi dy bashkëpunime mjaft të fuqishme ‘Purpose’ me Jonas Blue dhe ‘Anything More’ me Steve Aoki.

Por, si duket kënga ‘Bonbon’, po vazhdon të dëgjohet e komentohet ende në rrjetet sociale, shkruan Ballkani.info.

Nëse ju kujtohet kur doli kënga, në rrjetet sociale u bë ‘nami’ me një video ku shihej Rihanna teksa kërcente me këngën e Erës. Por gjithë ai entuziazëm se Rihanna po dëgjonte dhe kërcente në një këngë shqip na iku kur morëm vesh se në të vërtetë ajo po dëgjonte këngën e saj “This is ëhat you came for”.

Mirëpo ka ende persona që mendojnë se ajo kërcen nën ritmet e “Bonbon”, pasi videoja më poshtë ka jo më pak se 1 milion shikime në YouTube dhe vazhdon të shikohet dita-ditës.