Punimet e rrugëve nëpër Kosovë nuk kanë të ndalur. Bllokimi i rrugëve, zhurma e madhe e pluhuri së fundmi po mbretërojnë edhe në një rrugë të qytetit të Pejës.

Në disa pamje të siguruara nga një qytetar, shihet se si një rrugë krejt e shkatërruar buzë disa lokaleve është bërë katastrofë në Pejë. Madje vështirë është edhe të bisedohet në atë ambient, pasi zhurma e mjeteve të punës është shumë e madhe.

Që nga paslufta, ndërtime e investime të mëdha janë bërë në rrugë. Madje shumë prej tyre edhe janë zhagitur.