Meksika

Shikoni çfarë jete bëjnë fëmijët e narkove të Meksikës

Këto fotografi tregojnë pasurinë marramendëse të disa të rinjve në Meksikë, prindërit e të cilëve janë shumë të pasur.

Materializmi festohet si është më së miri nga këta të rinj, të cilët tregojnë jetën e tyre luksoze dhe privilegjet e të qenit i pasur, përmes fotografive që i publikojnë në rrjete sociale.

Aeroplanë privat, super-vetura, rroba dhe bizhuteri të shtrenjta – të gjitha këto rrethojnë këta të rinj të pasur të Meksikës, transmeton Gazeta Express.

Ata duket se janë inspiruar nga fëmijët e oligarkëve dhe miliarderëve të Rusisë, të cilët kanë një llogari të përbashkët në Instagram ku shfaqin jetën e tyre luksoze.

Të quajtur “Fëmijët e Pasur të Meksikës”, këta të rinj tregojnë jetën e tyre të pabesueshme duke publikuar fotografi në llogarinë e Instagram.