Shikoni çfarë bëjnë mijëra zogj për ta frikësuar skifterin që po i sulmonte

Një grup prej mijëra zogjve morën formën e një zogu gjigant, për të frikësuar skifterin që po i sulmonte. E gjithë ngjarja spektakolare u filmua në qiellin mbi Nottingham, Angli.

Guy Benson, 60 vjeç, e kapi pamjen e rrallë pasi mijëra zogj u mblodhën bashkë në qiell. Videoja shfaq turmën e madhe të zogjve duke marrë forma të ndryshme në qiell dhe në një moment, forma merr pamjen e një zogu të madh.

Videoja 2-minutëshe u incizua përderisa zogjtë fluturuan mbi Nottingham në ditën e Krishtlindjeve.

“Isha me gruan time Anitën kur një re zogjësh u shfaq në qiell. Për rreth 20 minuta, ata vallëzonin në qiell. Në një moment, turma e tyre mori formën e një zogu të madh në qiell”, tha ai.

Duket se zogjtë morën formën e zogut të madh, për ta frikësuar skifterin që po i sulmonte. Shikojeni videon më poshtë: