Shikim nga Austria – si po rikthehet procesi arsimor me masa shtesë të higjienës

Shkruan: Reshat Bekteshi

Austria si shumica e vendeve në botë ka ndërrmarrë masat për sigurinë e banorëve dhe mbrojtje nga panedima e COVID-19. Këto masa kanë prekur nga 16 Marsi edhe sistemin arsimor nga kopshtet deri tek universitetet. Me respektimin e masave rigoroze Austria arriti që të kontrollojë mjaft mirë përhapjen e sëmundjes andaj edhe si rezultat i kësaj filloi si një ndër vendet e para lirimin e masave nga 14 Prilli me hapjen e bizneseve deri në 400 metra katrorë, e në fillim të majit me të gjitha bizneset tjera, që ti ndihmojë ekonomisë sa më shumë, duke marrë parasysh këtu edhe masat dhe pakot ekononmike që kalojnë shifrën e 38 Miliard eurove.

Ministria Austriake e Arsimit ka filluar të mendoj për planet në vazhdim me hapjen e shkollave së pari për maturantët që në muajin Maj kanë testin e Maturës shtetëore. Nga 4 Maji fillon mësimi në shkolla për maturantët Austriak që është edhe si fazë përgatitore por edhe për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të materialit shkollor që ka mbetur pa përfunduar përpara testit të Maturës që zhvillohet me datë 25 Maj, maturë kjo që këtë vit do të zhvillohet vetëm me shkrim.

Sipas bundeskancelarit Sebastian Kurz nga mesi i Muajit Maj do të fillojë edhe hapja e ngadalshme e shkollave që parashihet të bëhet me masa shtesë për mbajtjen e higjienës me dezinfektues dhe me numër të zvogëluar të nxënësve nëpër klasa dhe poashtu me më shumë ndërrime që të mos krijohen grupe te mëdha nëpër shkolla. Kjo do të sillte sigurisht edhe nevojë për staf shtesë që sipas ideve që qarkullojnë mund të angazhohen edhe student që janë në përfundim të studimeve në drejtimet përkatëse duke mundësuar kështu që stafi të mos jetë i mbnigarkuar, megjithatë për një plan të detajuar Kancelari Kurz do ta jep në fund muajit Prill.

Sa i përket Universiteteve semestri veror do të zhvillohet sa është e mundur deri në fund të semestrit online pasi që në shumicën e universiteve ka funksionuar në mënyrë efikase ky sistem, në fillim të muajit Maj do të hapen të gjitha bibliotekat, por pa hapur sallat e leximit, për të mundësuar qasjen në literaturën e nevojshme edhe pse shumica e universiteve kanë dhënë edhe qasje në biblioteka online.

Poashtu edhe kërkimet shkencore do të fillojnë në fillim të muajit maj të zhvillohen përsëri gjithmonë duke marrë parasysh masat e distancës, dhe higjienës së duarve dhe mbrotjes me maskë mbrojtëse.

Austria ka treguar gjatë kësaj krize një histori suksesi me numër të ultë të infektuarëve me vdekshmëri të ultë dhe me numër të lartë të shëruarve, kjo falë një sistemi shëndetësorë të mrekullueshëm dhe një organizim të mirfilltë të politikës shetëtore.

Reshat Bekteshi është student në Universitetin Mjekësor të Vjenës