Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij në Qeveri, boksierin kosovar Petrit Mazrekaj.

Petrit Mazrekaj, boksieri i Austrisë me prejardhje nga Kosova, do të përballet në ring me serbin Veljko Razhnatoviq – i cili është djali i kriminelit serb Arkan dhe i këngëtares serbe Ceca.

Haradinaj me këtë rast gjatë takimit, i ka dorëzuar Mazrekajt flamurin kombëtar shqiptar.

Mazrekaj pranoi ofertën e kundërshtarit të tij serb Raznatoviq për këtë verë në përballje të kategorisë super të mesme.

Por kush është Veljko Razhnatoviq?

Djali i Arkanit, Veljko Razhnatoviq, të cilin krimineli i vrarë serb e kishte me turbo-folk këngëtaren e njohur, Ceca, karrierën në boksin profesionist e ka filluar në mars të vitit të kaluar, shkruan Ballkani.info.

Ai në një ndeshje kundër bullgarit Krashtje Jordanov të zhvilluar në Jagodinë, e kishte mposhtur atë me nokaut në ruandin e dytë.

Në këtë meç patën marrë pjesë edhe shumë politikanë, në mesin e tyre Ivica Daçiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Në hyrje të meçit ai ishte prezantuar si djali i Arkanit dhe Cecës.

Razhnatoviq bokson në kategorinë kruzer (deri në 90.7 kilogramë).

Shihni më poshtë meçin që e fitoi djali i Arkanit: (nga minuta e 9-të nisin nokautet)